Merren patellxhanët dhe lahen mirë, pastaj çahen dhe hiqen farat e brendshme dhe lihen vetem me lekuren dmth gërmohen nga pak brenda ose mund ti presësh feta-feta të holla për së gjati. Priten specat në fije të vogla ose copa të vogla. Në një tigan me vaj i skuq pak patellxhanët nëse do t'i bësh të tëra. Në një tigan tjetër ose tenxhere të vogël hedh pak vaj, hedh qepët e grira holle të skuqen dhe kur kanë marrë ngjyrë të artë hedh specat dhe mishin e grirë, i kavërdis mirë e mirë dhe derisa të skuqen mirë hedh dhe pak salce ose domate të grira, pak majdanoz, kripë dhe piper. Ndizet furra me temperaturë 180 °C. Në një tepsi tjetër e lyejmë pak me vaj dhe vendosim patellxhanët nëse do i vësh komplet, ahere brenda i mbushim me mishin e grire të pergatitur pak me parë ndërsa nëse do i vendosësh të prera feta-feta shtrohen fetat dhe hidhet sipër mishi i grire i shpërndare njësoj. Futet në furrë dhe sipër i hedh pak kripe dhe piper tjeter dhe majdanoz të grirë si dhe pak salce damotesh. I fut në furrë dhe i lë të piqen për rreth 1 orë duke e kontrolluar herë pas here...
Why are we here?
All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License
This page is cache of Wikipedia. History